Atletico Madridi dhe Barcelona – Shiko ketu ndeshjen LIVE





Atletico Madridi dhe Barcelona kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në La Liga.
Blaugranët janë mysafirë Los Colchoneros në ndeshjen e vlefshme për javën e dhjetë, takim që zhvillohet në stadiumin Wanda Metropolitano nga ora 21:00.
Ekipi i drejtuar nga Ronald Koeman vjen në këtë ndeshje pas një forme jo të mirë, por pas fitores në takimin e fundit synojnë të vazhdojnë me rezultate pozitive.
Në anën tjetër, ekipi i Diego Simeones ka katër fitore radhazi në kampion dhe dëshirojnë të marrin fitoren e radhës për të mbetur në krye të tabelës.
Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.
Barcelona: Ter Stegen, Sergi Roberto, Lenglet, Pique, Jordi Alba, Pjanic, De Jong, Dembele, Messi, Pedri, Griezmann.