VIDEO/ Sulmuesi shqiptar kaloi edhe portierin por dështoi të shënonte në portën e zbrazët

Armando Broja po kalonte një moment të shkëlqyer me Vitessen në Holandë deri para ndeshjeve të kombëtareve.

Sulmuesi shqiptar ka shkëlqyer me gola dhe asistime, duke bërë që skuadra e tij të rivalizonte Ajaxin në krye të tabelës në Eredivise.

Pas një lëndimi që nuk e lejoi të luante për Kombëtaren, sulmuesi i talentuar u rikthye përsëri te Vitesse, aty ku ishte titullar në ndeshjen e djeshme ndaj Groningen.

Ndryshe nga herët e tjera, ajo e djeshmja nuk ishte dita e Brojës, per sulmuesin e Shqipërisë.

Talenti i Chelseat që është i huazuar tek skuadra holandeze Vitesse është bërë viral në rrjetet sociale me një rast të artë që ka humbur ndaj Groningenit.

Broja kaloi bukur portierin kundërshtar në minutën e 63-të, por goditja e tij shkoi lart mbi portë edhe pse porta ishte e zbrazët.