VIDEO/ Vajza e Maradonës shpërthen në lotë pas këtij gjesti të lojtarëve të Boca Juniors

Ballafaqimi i Boca Juniors dhe Newell’s Old Boys ka qenë emocionues për vajzën e Diego Maradonës, Dalma.

Futbollistët e dy skuadrave në fanellat e tyre patën të shënuar emrin e Maradonës.

Pas golit të Boca Juniors, futbollistët u bashkuan dhe ia dedikuan golin legjendës argjentinas.

Ky gjest e preku thellë vajzën e Maradonës që nuk mundi t’i mbante lotët.