8 arsyet pse Atletico Madridi mund të fitoi titullin e La Liga-s këtë edicion

Atletico Madridi duket skuadër e frikshme këtë edicion dhe kjo dëshmohet nga forma e tyre, pra duke u renditur në pozitën e parë, katër pikë para Realit derisa kanë edhe dy ndeshje më pak të zhvilluara.

Fitorja e djeshme ndaj Sevillas vazhdoi startin e mrekullueshëm me 41 pikë të tubuara në 16 ndeshjet e para. Marca ka zbuluar tetë arsyet pse Atletico Madrid mund të fitojnë trofeun e La Liga-s këtë edicion.

1.’Fortesa’ mbrojtëse

Me vetëm gjashtë gola të pësuar në 16 ndeshje dhe 11 herë portën e paprekur, Atletico ka statistikat më të mira në top pesë ligat evropiane.

2.Fuqia e skuadrës

Është skuadër jo e fokusuar në individ, por në grupe të lojtarëve dhe të gjithë lojtarët që hyjnë si zëvendësues arrijnë të tregojnë formën e duhur.

3.Taktikat e ndryshme

Simeone ka zhvilluar formacione të ndryshme me të cilët është përshtatur skuadra, si formacionet prej 4-4-2 në 3-5-2 dhe 3-4-2-1.

4.Të pandalshëm në sulm

Atletico ka shënuar 31 gola në 16 ndeshjet e fundit në vetëm 68 gjuajtje, që nënkupton se statistikat në për qind janë 45, e cila është më e larta në këtë sezon.

5.Faktori Luis Suarez

Uruguaiani që u largua falas nga Barcelona, ka qenë i pandalshëm këtë edicion duke shënuar nëntë gola.

6.Rikthimi i lojtarëve në formën e duhur

Thomas Lemar, Mario Hermoso, Hector Herrera dhe Yannick Carrasco janë lojtarët që ishin të humbur në vitet e fundit, por këtë edicion janë në top formë.

7.Rekordi në shtëpi

Atletico ka humbur vetëm dy pikë në shtëpi ndaj Villarreal dhe janë të pamposhtur në “Wanda Metripolitano” që nga 1 dhjetori 2019.

8.’Shpirti’ i skuadrës

Faktori përfundimtar është se lojtarët kanë formuar lidhje shumë të fortë që iu ndihmon të jenë shumë më bashkëpunues.