VIDEO/ E mori në shtëpi kur ishte i pastrehë, The Rock bën gjestin e madh për mikun e tij

Dwayne Johnson, i njohur masivisht si ‘The Rock’, i ka bërë një dhuratë të veçantë mikut të tij të jetës.

Bruno Lauer e mori aktorin kur ishte një adoleshent i pastrehë, pasi ai dhe mamaja e tij u larguan nga shtëpia e tyre në Hawaii, dhe më pas 9 vite më vonë kur The Rock kaloi momente të vështira ndërkohë që donte t’ja dilte si mundës në wrestling.

Bruno madje ndihmoi The Rock të blinte makinën e tij të parë kur ishte vetëm 15 vjeç dhe duke u përpjekur të niste karrierën e tij si mundës.

Në ditën e ndërrimit të viteve, ylli i Fast&Furious, 48 vjeç, shpërndau në rrjete sociale videon emocionuese kur “i kthen nderin” mikut të tij, duke e surprizuar me një Ford F150, qe kushton $30.000.