Conor Benn refuzon përsëri përballjen me Florian Markun

Florian Marku ka bërë thirrje që në të ardhmen të ndeshet me Conor Benn.

“Unë nuk jam frikacak si Conor Benn, i cili zgjedh njerëz që kanë humbur gjashtë, shtatë, tetë herë”, tha Marku për Sky Sports. “Jo, kundërshtarët e mi janë të pamposhtur. Ata nuk e japin humbjen e tyre lehtë”.

Marku dëshiron prej kohës të përballet me anglezin Conor Benn, të cilin e ka thërritur për të disatën herë për tu ndeshur, por që gjithmonë ka marrë refuzimin e këtij të fundit. Conor Benn ishte i pranishëm ne meqin e Florian Markut dhe nuk u impresionua aspak nga performanca e Markut.

“Ai mund të thotë çfarë të dojë, mund të më quajë frikacak e të thotë të tilla fjalë, por është shumë mbrapa meje. Duele si ky që po bën Marku, unë i kam bërë me kohë. Ai sot u ndesh me një kundërshtar të një peshe më të ulët dhe u rrëzua prej tij.

“Nuk e fajësoj që më thërret gjithmonë, është 28 vjeç dhe dëshiron të ngjitet në karrierë. Por të më thuash frikacak? Mos u bëj qesharak. Kam qenë dhë unë në pozicionin e tij, por tashmë munda ish kampionin e divizionit Sebastian Folmer”- u shpreh Conor Benn që mohon kategorikisht një përballje me Markun.