Solskjaer e paralajmëron Guardiolën: Gara për titull nuk ka marrë fund

Trajneri i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer, e ka paralajmëruar liderin Manchester City se skuadra e tij nuk do ta bëjë asnjë lëshim në përpjekje për t’i bërë trysni atij në garë për titull në Premierligë, pas fitores 3:1 kundër Newcastle në Old Trafford.

Unitedi ngel 10 pikë prapa liderit dhe rivalit, Manchester City pas 25 ndeshjeve. “Nuk do të them se ka marrë fund derisa të merr fund. Ne kemi qenë dëshmitarë të disa ekipeve që kanë mbajtur vendin e parë disa javë, por tash janë jashtë top 4. Gjithçka mund të ndodhë deri në fund”, tha Solskjaer.