VIDEO/ 4 asistimet e Mërgim Berishës në një ndeshje për Salzburgun

Mërgim Berisha ka zhvilluar një ndeshje të jashtëzakonshme në elitën e futbollit austriak Bundesliga. Sulmuesi nga Kosova ka qenë fantastik në fitoren e skuadrës së tij Red Bull Salzburg 4-2 ndaj Rapid Vjena.

Berisha ka asistuar në katër golat e shënuar nga skuadra e tij, ku tri herë shënoi Daka dhe një tjetër gol Adeyemi. Me katër asistimet e tij Berisha ka qenë lojtari i javës në Austri, pasi një gjë e tillë nuk kishte ndodhur me vite të tëra.

Sulmuesi kosovar është ndër më të mirët këtë edicion te Salzburg, ndërsa vlera e tij është rritur ndjeshëm falë 13 golave e 10 asistimeve në 26 ndeshje të zhvilluara.