VIDEO/ Pamjet për të cilat bota e boksit po duartroket

Oscar Valdezi e përmbushi ëndrrën jetësore të shtunën në mbrëmje duke u bërë kampion i botës në peshën e lehte në WBC, pasi e mposhti Miguel Bercheltin. Megjithatë, ajo që u veçua nga kjo mbrëmje ishte përulësia e Valdezit.

Goditja e cila ia fitoi atij luftën ishte brutale dhe kishte çaste shqetesimi për mirëqenien e Bercheltit. Valdezi shkoi afër dhe u ul në gjunjë pranë Bercheltit, ku ai po trajtohej ulur në një karrige. Ai bisedoi me të disa minuta duke treguar respekt dhe shqetësim për të.

Valdezi e tregoi anën e tij njerëzore edhe në Instagram më vonë, ku shkroi:

“Dëshiroj t’ia uroj të gjitha të mirat mikut tim Brechelt. Jam i sigurt se ai mund të bëhet kampion bote përsëri, sepse është luftëtar i mirëfilltë. Asgjë pos respektit për të. Shpresoj se do të rikthehesh së shpejti në ring, kampion”, shtoi ai.