VIDEO/ Penalltia më qesharake që keni parë ndonjëherë

Penalltia më qesharake që keni parë  ka ndodhur në fundjavë, në Kupën e Argjentinës. Atlanta u eliminua nga Kupa prej Villa San Carlos, falë një penalltie qesharake, të ekzekutuar shumë keq nga Gonzalo Coronel.

Futbollisti aplikoi një mënyrë shumë të veçantë, por joefektive. Coronel mori vrull pothuajse nga gjysma e fushës, goditi me stil në fund, por pothuajse ia dorëzoi topin në dorë portierit rival.